Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jetë pjesë e listave për kandidatë për deputetë, në qytetin që ai do të dojë. Këtë e konfirmoi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Opinion, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u shpreh gjithashtu i hapur që pjesë e listave të jenë edhe emra kritikë ndaj tij si Topalli apo Patozi.  

Do të jetë e hapur Partia Demokratike për çdo emër dhe çdo kontribut qoftë dhe ata që kanë qenë kritik me ju, ose kontestues ndaj jush ose që vazhdojnë ju kritikojnë?

Procesi tregon që kjo është një pyetje që ka marrë përgjigje tashmë: po dhe vetëm po.

Për çdo emër? Përfshirë zonjën Topalli për shembull që ka qenë kritike? Zotin Patozi që është larguar disa kohë, pavarësisht se ai ka një forcë tjetër politike, nëse do të rikthehej?

Edhe njëherë, procesi ka treguar se kjo pyetje e ka marrë përgjigjen tashmë, po dhe vetëm po.

A do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet i PD?

Po.

Në listën e cilit qytet, apo nuk është vendosur akoma?

Ku të dojë./tvklan.al