Votat e shqiptarëve që shkuan për Partinë Demokratike, Lulzim Basha i konsideroi shpresë për Shqipërinë. Kryedemokrati tha se ishte i vendosur për ta çuar deri në fund, betejën që sipas tij sapo ka nisur.

\“Mbi 600,000 shqiptarë votuan për ne, dhe sollën shpresë për Shqipërinë. Të rinj dhe të reja, të moshuar, gra dhe burra, nga i gjithë vendi.  Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme.  Faleminderit për besimin tuaj. Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë  Ne do luftojmë për ju! Do luftojmë për qindra mijëra qytetarë që votuan për ne dhe për ata të cilëve nuk ju numërua vota. Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.  Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë. Nata që ka rënë sonte do të largohet dhe dielli do të ngrihet përsëri nesër mbi horizont. Dielli i shpresës për Shqipërinë. Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë. Dhe të fortë, ne do luftojmë çdo ditë, Ne do të luftojmë çdo orë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tone, për familjet tona për fëmijët tanë.  Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta çojmë atë deri në fund, deri në fitore! Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Basha./tvklan.al