Për Lulzim Bashën, biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza ekonomike.

Basha ka postuar në rrjetet sociale videon e një pronari biznesi dhe thotë se veç rënies së konsumit, ky biznes është ngarkuar me peshën e rëndë të TVSH-së.

“Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret”, shkruan Basha në Facebook./tvklan.al