Lulzim Bashës i kanë mjaftuar 30 minuta për të dhënë sqarime në Prokurorinë e Tiranë për kallëzimin e bërë nga Taulant Balla për “kallëzim të rremë” dhe “shpifje” në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut.

Në përfundim të seancës së pyetjeve kryetari i partisë demokratike tha se thirrja e tij në Prokurori është përpjekje për të trembur opozitën.

Kur regjimet e kriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar. Thirrja e kryetarit të opozitës nga një regjim kriminal për tu paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal.

Basha kishte dhe një mesazh edhe për Edi Ramën.

Sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo:  Partia Demokratike, unë dhe të gjithë shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet e shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën tonë për çmontimin e këtij shteti privat dhe shkatërrimin e diktaturës mafioze.

Partia Demokratike dhe kryetari i saj akuzojnë kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla se ka qenë në komisariatin e Fushë-Krujës kur Emilajno Nuhut i kanë vendosur pistolete ne kokë të afërm të Rexhep Rrajës. Sipas dëshmisë së ish-oficerit ai ishte duke marrë denoncimin e Xhisiela Malokut për dhunë nga djali i deputetit Rrahman Rraja.

Tv Klan