“Tregtarët s’kanë marrë ndihmë nga qeveria”

Pas takimeve me biznesin e vogël në kryeqytet, kreu i opozitës Lulzim Basha takoi edhe tregtarë të qytetit bregdetarë të Durrësit. Përfaqësues të biznesit të vogël thanë se pandemia ishte për ta një goditje akoma e madhe pas tërmetit, duke çuar në rënie të xhiros.

Kryedemokratit iu ankuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria dhe se janë mbytur nga faturat afrofe, që u kanë ardhur, ndonëse bizneset i kanë pasur të mbyllura për shkak të pandemisë.

Të njëjtat shqetësime me kreun e opozitës ndanë edhe disa pronarë hotelesh e agjencish turistike.

Tv Klan