Jo vetëm kryeministri Edi Rama, por edhe Prokuroria ishin në shënjestër të akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili përpara mediave reagoi ashpër duke bërë përgjegjës shtetin dhe institucionet për braktisjen e qytetarëve, të cilët prej ditësh, tha se qëndrojnë të izoluar për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

“Unë i bëj thirrje sot Prokurorisë të nisë pa asnjë vonesë hetimet se ku kanë shkuar lekët e takspagaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe të marrin përgjegjësi penale një për një, drejtuesit, pronarët e këtyre kompanive dhe zyrtarët përkatës, duke nisur nga ata që kanë nënshkruar kontratat e deri tek ministry e çdo autoritet tjetër shtetëror, në mënyrë që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi shëndetin, mbi gjendjen e mijëra familjeve shqiptare të izoluara nga bora në very, verilindje, juglindje dhe në jug, të mos mbetet pa përgjegjës, dhe që këto para t’i rikthehen arkës së shtetit, t’i rikthehen taksapaguesve”.

Kreun e qeverisë e akuzoi se qëndron pas dhunës së ushtruar nga policia ndaj studenëteveqë vijojnë protestën e tyre të ngujuar në godinat e fakulteteve.

Edhe këtu një thirrje e pati për prokurorinë.

“Dhe unë ftoj Prokurorinë të nisë pa asnjë vonesë hetimet, në radhë të parë për Skerdi Dafën, militantin e Partisë Socialiste”.

Kryeministrit i bëri një paralajmërim të fortë nëse nuk ndal skenarin me të cilin tha se po vepron në kurriz të shqiptarëve.

“Shkeljet flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konfiiti civil. Nuk mund të rrimë pafundësisht duke pranuar sjelljen kriminale nga shteti privat i Edi Ramës. Kur qeveria dhunon dhe nuk respeketon ligjin, popullit i lindë e drejta të reagojë në të gjitha format dhe mënyrat

“.

Teksa numëroi skandalet e qeverisë, Basha u ndal edhe tek projekti i Unazës së Madhe, për të cilën tha se kjo megaaferë po ritenderohet sërish.

Kreu i opozitës denoncoi edhe një tjetër skandal që sipas tij po tentohet të mbyllet nga organi i akuzës; ai për çështjen Bajraj, ku Basha tha se janë konstatuar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe socialistë të përfshirë në blerjen e votave.

Tv Klan