Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me banorët e Kukësit këtë të mërkurë. Kreu i opozitës ngriti shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Basha premtoi se ditën e parë që opozita do të kalojë në qeveri do të heqë taksën për Rrugën e Kombit. Sipas Bashës, zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje largimit të shqiptarëve jashtë vendit.

Lulzim Basha: Kur pasuritë e Kukësit t’i vendosim të punojnë për kuksianët, autobusët do të mbushen Bruksel-Kukës, jo Kukës-Bruksel. Dhe ky është plani. Besim duhet me pas. Rrugën nuk duhet me e harruar.

Qytetari: Partia Demokratike e bëri dhe ky na e vuri taksën 22 euro e gjysmë me kaluar andej, 45 euro.

Lulzim Basha: Ditën e parë kam për ta heq. Mos lini njeri pa ia thënë./tvklan.al