Basha: Do punojmë që Kosova të anëtarësohet në OKB me të drejta të plota



Basha: Do punojmë që Kosova të anëtarësohet në OKB me të drejta të plota

11:16 24/10/2020

Sot shënohet 75-vjetori i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, e që në fakt këtë vit mbushen 65 vjet nga anëtarësimi në OKB i vendit tonë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur vullnetin se kur të vijë në pushtet, do të punojë që edhe Kosova të anëtarësohet si vend me të drejta të plota në OKB.

Dita e sotme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Në këtë 75-vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet”, shkruan Lulzim Basha. /tvklan.al




Të ngjashme