Kreu i PD, mesazh nga Vlora për kundërshtarët në parti

Lulzim Basha, pa përmendur emra, i është përgjigjur kundërshtarëve të tij në garën për kreun e PD që sipas tij po nguten për të hedhur poshtë gjithçka që është ndërtuar nën drejtimin e tij gjatë viteve të opozitës.

Basha kërkon mbështetje për të rimarrë drejtimin e partisë, pasi thotë se pas 13 Qershorit demokratët do të vijojnë betejën për të përmbysur Edi Ramën.

Në takimet që zhvilloi në Sarandë, Vlorë dhe Selenicë, Basha që kërkon të rizgjidhet kryetar i PD, ndërkohë që nuk u dorëhoq pas humbjes në 25 Prill, u kërkon mbështetësve që të kuptojnë diferencën që ekziston mes kësaj force dhe PS, ku siç thotë s’ka garë të brendshme.

Tv Klan