Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha këtë të premte se nëse vjen në qeveri do të rrisë pensionet me 5% në vit minimumi. Kryedemokrati ishte në një familje në Lundër ku shpjegoi përfitimet e fëmijëve dhe familjeve shqiptare nga programi për arsimin. Ndër të tjera ai u shpreh se ata që punojnë do të paguajnë sigurime shëndetësore dhe jo shoqërore. Sipas Bashës pa pasur sigurime shëndetësore nuk ka shëndetësi falas.

“Edhe pensionet do i rrisim, 5% në vit minimumi”, tha Basha.

“Ata që janë në punë do të paguajnë sigurimet shëndetësore, jo shoqërore. Ata që nuk janë në punë dhe nuk kanë mundësi do ua paguajë shteti. Pa paguar sigurime shëndetësore nuk ka shëndetësi falas. Asgjë nuk ka falas. Kush thotë është falas, rren”, shtoi Basha.

Basha theksoi se nuk ka për të bërë premtime, por do të marrë angazhime përmes planit që ka punuar sëbashku me ekspertët. “Nuk bëjmë dot mrekulli, por normalizim të situatës do të sjellim”, tha Basha.

“Dua t’jua them sot unë nuk bëj premtime. Asnjë premtim nuk keni për të dëgjuar nga fjala ime. Angazhime përmes një plani të cilin e kemi punuar me ekspertët më të mirë. Nuk janë mrekulli se mrekulli nuk bëjmë dot, por normalizim të situatës do të sjellim. Duke filluar me ndihmën ër 5 mijë çifte të reja që në vit do u paguhet 100% interesi i kredisë për të blerë një banesë. Familja është themeli i shoqërisë. Për arsimin programi do fokusohe mqë asnjë fëmijë të mos ngelet mbrapa”, u shpreh kryedemokrati./tvklan.al