Në takimin e mikëpritjes që i rezervuan dibranët, Lulzim Basha tha se pa dëshirën e madhe që ata shohin tek ndryshimi i 25 Prillit.

“8 vjet errësirë ky entuziazëm po tregon se ju doni ndryshimin”.

Premtimi kryesore që ka për Dibrën e harruar nga vëmendja e qeverisë sipas tij, ka rihapjen e Universitetit në këtë qytet.

“Një vendim i padrejtë ne, do e hapim filialin”.

Ndërsa në një takim me intelektual të Peshkopisë, shpjegoi planin që ka për funksionimin e Universitetit të Dibrës.

“Të përgatisë profesionist që të jenë të aftë të punojnë për projekte europiane që do të vijnë këtu në Dibër”.

Që dibranët të shohin hendekut të madh të përfaqësimit që ekzistojnë mes dy skuadrave, asaj të opozitës dhe të socialistëve, ju kërkon të shohin vlerat që përcjellin kandidatët e secilës listë të këtij qarku.

“Mjafton të shikoni përfaqësimin që ju kam sjellë këtu në Dibër, njerëz që përcjellin vlera, të sprovuar edhe në pushtetin lokal”.

Në takime me sipërmarres në Maqellarë përsërit premtimin për heqjen e taksës së karburanteve.

“Akti i parë heqja e taksës Rama. Se po furnizoheni në Maqedoni”.

Tv Klan