Takon shefin e FMN, kritikon buxhetin e vitit 2020

Largimin e Kryeministrit Rama, të cilin e bën shkaktar jo vetëm për krizën politike, por edhe atë ekonomike në vend, Lulzim Basha e sheh tek reagimi popullor. Pas një takimi që pati me shefin e Misionit të FMN-së, kryedemokrati ripërsëriti kushtin e panegociueshëm, si e vetmja mundësi për daljen e vendit nga kjo situatë.

“Përtej konstatimeve të FMN-së, ka ardhur koha për një reagim gjithë popullor dhe e vetme mënyrë është që të hapen disa vende pune, duhet të heqim disa njerëz nga vendet e punës. Duhet të nxjerrim nga vendet e punës që i kanë okupuar pa të drejtë kryeministrin dhe ministrat e tij. Hap veshët e dëgjoji mirë se mesazhi është i qartë, largimi i kësaj qeverie dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, është ilaçi për këtë krizë.”

Me kreun e misionit tha se kishte ndarë të njëjtat mendime në lidhje me projektet me Partneritet Publik Privat të parashikuara në buxhetin e vitit 2020. Teksa i cilësoi vjedhje e hapur, Basha paralajmëroi anulimin e tyre pas ardhjes së demokratëve në pushtet.

“Në qoftë se buxheti që kanë planifikuar do të kalojë, përbën një vjedhje një makutëri të babëzitur, vjedhje të hapur të 146 milion dollarë, që planifikohen t’i jepen 13 njerëzve nesër për PPP e koncesione që quhen, se nuk janë në fakt. Kjo do të çojë në thellim të krizës dhe rritje të borxhit publik. Do ja dalim të ndalim këto koncesione korruptive.”

Për daljen nga kriza, kreu i opozitës tha se kishte ndarë me shefin e misionit programin ekonomik që sipas tij synon të vërë në kontroll borxhi publik, rrit pagat e pensionet dhe hap vende punë përmes investimeve të huaja.

Tv Klan