Akuzat për inceneratorët, Rama-Bashës: S’e lë Shqipërinë të mbushet me vargmale me plehra



Akuzat për inceneratorët, Rama-Bashës: S’e lë Shqipërinë të mbushet me vargmale me plehra

15:02 14/10/2020

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që t’u përgjigjet akuzave të opozitës për inceneratorët. Pas akuzave të Bashës se është përgatitur që në Bashkinë Durrës të komandohet Milva Ekonomi, Rama shprehet se PD ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat.

Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!…”, shkruan kreu i qeverisë.

Më tej Rama shprehet se qeveria e tij është e vendosur për të vijuar koncensionet e inceneratorëve, pasi nuk do që Shqipëria të mbushet me vargmale me plehra.

“Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!…

Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë, akuzuar, shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!”, vijon reagimi i Ramës./tvklan.al





Të ngjashme