Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën për shkak të vendimit të DASH që e ka shpallur “non grata”. Për këtë vendim ka patur pakënaqësi brenda Partisë Demokratike.

Disa deputetë dolën kundër vendimit të Bashës që përjashton Berishën. Por sot, ish-Kryeministri u prit me lule dhe ovacione nga simpatizantë në rrugën përpara godinës së Parlamentit.

Në oborrin e Kuvendit e prisnin disa deputetë të PD-së, të cilët u ulën dhe pranë tij në Kuvend. Ata janë Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka. Bashkëpunëtorët e tij ndër vite pritën Berishën në hyrje të Kuvendit për ta shoqëruar drejt ambienteve të brendshme. /tvklan.al