Lulzim Basha deklaron se jo vetëm opozita por dhe faktori ndërkombëtar pret që protesta popullore të mund të rrezojë qeverinë dhe të sjellë një alternativë të re që do të bëjë të mundur hapjen e derës së BE.

“Dëgjoni e mbani vesh, ky nuk është vetëm mesazhi i opozitës. Pritshmëritë e Perëndimit, Europës është tek i vetmi faktor që jeni ju”.

Në Vlorë ku u takua me qytetarë dhe biznese, Basha tha se në 16 Shkurt duhet përmbysur qeveria e inkriminuar, e cila është e shurdhet përballë halleve dhe problemeve të tyre.

“Po të vish me vota të vjedhura, normal që dëgjosh vetëm Bajrajt, Geronët”.

Qytetarët që takoi flasin për vështirësi ekonomike, por Basha ju tregon planin që ka për ringritjen.

Pasditen e së dielës opozita organizoi protesta në disa qytete të vendit. Në Durrës, qeveria u akuzua si shkaktare e rritjes së çmimeve, papunësisë dhe ikjes masive të rinisë.

Në Urën Vajgurore dhe Berat fermerët hodhën prodhimet në rrugë në shenje proteste për falimentimin e tyre. Në Elbasan u mbajt e bllokuar rruga pranë Paprrit ndërsa banorët e Zall Bastarit në Tiranë protestuan për premtimin e pambajtur të ndërtimit të urës që i lidh me zonën urbane.

Tv Klan