Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën me një video informuese, duke akuzuar Kryeministrin Rama se me premtimet që ka bërë ka mashtruar qytetarët.

Në videon e publikuar nga kryedemokrati, ku sipas tij janë mbledhur rastet kur Kryeministri ka gënjyer, Basha thotë se këtë e ka bërë në shërbim të oligarkëve dhe kriminelëve.

“Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja“, thotë kryetari i PD Lulzim Basha. /tvklan.al