“Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë”

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar si kriminel të dorës së tretë Valdrin Pjetrin, ndërsa kryeministrin Rama si një kërcënim për familjet shqiptarë. “Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!”

Në një reagim në rrjetet sociale, kryeopozitari thotë së ishte Rama ai që futi në zyrat e shtetit dhe bëri deputetë dhe kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale.

“Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës”.

Sipa Bashës Shqipëria nën qeverisjen e Ramës është kthyer në parajsën e krimit të organizuar.

“Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”./tvklan.al