Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot historinë e një vajze nga Lezha e cila i ka treguar se dhe pse ka mbaruar dy universitete sërish nuk ka mundur dot të gjej punë.

Në një postim në mediat sociale, kreu i opozitës shkruan se ai do ta ndryshojë këtë situatë dhe do u japë mundësi të rinjve të punojnë

Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi. Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen”, thekson Basha.

Lideri i PD më tej shton se “duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar”./tvklan.al