Basha: Europa e dëgjoi zërin tonë

Basha: Europa e dëgjoi zërin tonë

21:55 26/05/2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore e zgjedhje të lira.

Në një postim të shoqëruar me pamje nga protesta e djeshme, ai thekson se, Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar.

Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur në krim”, thekson kreu demokrat Basha.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT