Basha: Rama të ndjekë shembullin e Zaevit

Posta

Basha: Rama të ndjekë shembullin e Zaevit

11:20 21/10/2019

“Të japë dorëheqjen. Të marrë përsipër dështimin për negociatat”

Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama të ndjekë shembullin e homologut të tij maqedonas, Zoran Zaev, për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Është koha që qeveria të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur.”

Refuzimi i Këshillit Europian, thotë Basha, nuk ishte për Shqipërinë, por për qeverinë. Dhe pa largimin kryeministrit, kryedemokrati paralajmëron një tjetër refuzim për Shqipërinë.

“Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë.  Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron t’i ndërmarrë, Europa do të vazhdojë ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat. Një njeri po na mban peng të gjithëve! Kjo duhet të marrë fund.”

Sipas kreut të opozitës, kushtet e BE janë i vetmi udhërrëfyes për daljen nga kriza dhe se vendit i duhet një qeveri e re, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme që çon përpara procesin integrues.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT