Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe, nga ku firmosën edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e dal nga vota e pas 25 Prillit.

Në bisedën që patën me Bashën, përfaqësuesit u shprehën se për 8 vite ky sektor vetëm është tallur duke ja humbur vlerat që ka për ekonominë. 

Industria e bimëve dhe erëzave sot ka punësuar mbi 90 mijë punonjës në gjithë vendin. Realizon mbi  57 milionë Dollarë eksporte dhe do të thosha që, dhe do të kërkojmë edhe në marrëveshjen që kemi realizuar që nëse do ndihmohet kjo industri do mundet të shtojë vende pune pasi ёshtё i vetmi punësim sot real qё ёshtё nё zonat e rurale tё vendit tonё.

Kjo industri ndonëse nga vlerat qё qarkullojnë mund tё duket e vogël por ёshtё si serumi nё trupin e njeriut ku shpërndahen kёtё para nё tё gjithё ekonominë e vendit dhe sidomos tek ata tё cilёt nuk kanё asnjё shans pёr t’u punёsuar mё shpejt se nё kёtё sektor“, u shpreh kryetari i shoqatës Filip Gjoka.

Basha tha se qeveria e dal nga vota e 25 Prillit këtë sektor e konsideron strategjik. Ai tha se angazhimi i parë do të jetë një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë, në bazë prodhimit. Heqja e taksës 240 Lekë për karburantin, digjitalizimi i disbursimeve dhe zgjidhja me pronat, janë disa nga angazhimet e tjera që do ndërmerren. Ndërsa sa i përket sektorit të bimëve medicinale tha se do të ketë mbështetje të veçantë, ku për këtë firmosi dhe kontratën me përfaqësuesit e kësaj shoqate.

Ky është momenti për të theksuar edhe një herë përkushtimin tonë dhe zotimet tona ndaj sektorit të bujqësisë, të agro-përpunimit dhe të ushqimit. Ne e konsiderojmë këtë sektor, së pari, strategjik, sepse ka të bëjë apo më mirë të themi lidhet drejtpërdrejt me një në çdo dy banorë të vendit tonë. Të dhënat zyrtare tregojnë që 49% e popullsisë akoma jeton me aktivitetin rural, pra qoftë bujqësor, blegtoral apo akuakulturë, apo bletari apo bimë medicinale dhe me aktivitete të tjera përpunuese të lidhura me kultivimin dhe me mbarështimin e blegtorisë.

Dhe çfarë kanë marrë këto 8 vite gjysma e popullit, gjysma e njerëzve, e taksapaguesve, e atyre që kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë taksat më të larta në Ballkan, çmimin e  energjisë dhe të naftës më të lartë në rajon, të naftës faktikisht më të lartin në botë bashkë me Suedinë dhe Singaporin? Investimet në këtë sektor janë pothuajse zero. Kudo ku kam shkuar mungesat kryesore kanë të bëjnë me rrugë, vaditje, kullim, energji elektrike. Pra zero apo afër zero investime për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agropërpunimin“, tha Basha./tvklan.al