Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur ditën e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit me shoqatën e personave me aftësi të kufizuara, PAK.

Basha tha se kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negocimesh prej dy vitesh, e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri. 

Ndodhemi së bashku në këtë takim për të konkluduar përmes marrëveshjes midis bashkimi të organizatave tuaja dhe Partisë Demokratike, një marrëveshje e cila konkretizon angazhimet dhe zotimet e qeverisjes së ardhshme ndaj mijëra personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre në Shqipëri. Kjo marrëveshje është produkt i një dialogu dhe negociate që ka nisur prej më shumë se dy vitesh. Unë do të thoja se themeli i marrëveshjes nuk janë thjesht angazhimet qeveritare, buxhetore por është: së pari vendosja e standardit europian i cili parashikon që në gjithë vendimmarrjet e rëndësishme që kanë të bëjmë me çdo sferë, me çdo aspekt të jetës, të sfidave dhe të pritshmërive të personave me aftësi tё kufizuara, konsultimi, bashkërendimi, bashkëvendimmarrja dhe angazhimi i përbashkët në zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga këto vendimmarrje, janë instrumenti që e çon përpara kauzën e drejt dhe vuajtjet, dhimbjet dhe pritshmëritë e personave me aftësi të kufizuara”, tha Basha./tvklan.al