Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Shkodrës. Basha tha se ditën e dielë fitorja e Partisë Demokratike do të fillojë nga Shkodra.

8 vite të qeverisje të Partisë Socialiste, Basha i ka konsideruar dështim dhe mjerim.

“Fitorja e ditës së dielë do të fillojë nga Shkodra, do të fillojë nga maja më e lartë e Kelmendit e do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit. Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’i takojë çdo shkodraneje dhe çdo shkodrani. Do ti takoj të gjithë shqiptarëve pa përjashtim. 8 vite makth, 8 vite premtime të pa mbajtura, 8 vite nëpërkëmbje, varfëri, shtypje, korrupsion, banda, do të marrin fund sepse në 25 prill energjia që kam prekur dhe kam ndier sa herë kam qenë në qytetin tuaj të mrekullueshme anë e mban Shkodrës dhe Shqipërisë. Kjo energji do të derdhet masivisht në kutitë e votimit.

Vëllezër e motra shkodranë ju i keni prirë përherë ndryshimit, ju do t’iu prini fitores. Qeveria e pas 25 Prillit do të jetë qeveria e Shkodrës dhe e Vlorës, e Korçës dhe e Durrësit dhe unë do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve. Dua të falënderoj nga zemra e t’ju uroj edhe në emër të të gjithë shkodranëve socialistëve të zhgënjyer që do të votojnë numrin 9, do të bëhen një me vëllezërit e motrat tona sepse nuk ka shqiptarë që nuk e di më se e vetmja mënyrë për ndryshim është vota masive popullore për numrin 9. Dhe largimi përfundimtar i Edi Ramës nga skena politike. 8 vite dështim. 8 vite mjerim. Përgjigjen do ta marrin me votë në kutitë e votimit. Vëllezër dhe motra 12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale.

2 ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. Por siç nuk ndalet uji i Drinit e i Kirit, siç nuk ndalet uji i Bunës mos e ndalni asnjë çast punën derë më derë, zemër më zemër, derisa të mbushet plot ai liqeni i Shkodrës, plot si Adriatiku, me votat e ndryshimit çdo kuti votimi në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Korçë, në Tiranë e në mbarë Shqipërinë sepse ndryshimi që po vjen është ndryshimi për çdo familje. Ndaj asnjë familje, asnjë prind, asnjë ri dhe e re nuk mund të mungojë. Votoni edhe për fëm9ijët tuaj, për ata të cilët luftojmë, për ata për të cilët do të zhvillojmë Shkodrën dhe ekonominë e saj, do të hapim vendet e punës, do të rrisim pagat dhe do të kthejmë kulturën, dijen dhe artin në piedestalin e lartë shkodran I cili ngrihet madhërishëm në të gjithë kapitujt e ndritur të historisë tonë kombëtare.

Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë me destinin dhe fatin që i ka caktuar historia prijëse e demokracisë, prijëse e fitores. Prijëse dhe çelësi i hapjes së derës. Derës së mbyllur për 8 vite nga Edi Rama dhe klika e tij, derës drejtë destinit tonë, misionit tonë hyjnor që Shkodra e ngërthen në historinë e saj. Kulturën e saj, me rininë e saj të mrekullueshme, me nënat dhe baballarët tanë, me themeluesit dhe qëndrestarët e demokracisë. Derës së bashkimit Europian, derës së Shkodrës Europiane, derës së Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian”, deklaroi Lulzim Basha. /tvklan.al