Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me zëvendës Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Pas takimit Basha dhe Abazoviç kanë dhënë një deklaratë të përbashkët dhe kanë zbuluar detaje për atë që kanë biseduar.

Kreu i PD tha se diskutimi mes tyre është përqendruar në shumë tema duke filluar nga demokracia, politikat rajonale e deri tek zhvillimi ekonomik i vendit.

Është një kënaqësi e veçantë sepse interesi i Partisë Demokratike dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombësit tonë në Malin e Zi, ka qenë dhe mbetet permanent dhe gjatë bisedës së sotme konstatova me kënaqësinë më të madhe se përkushtimi i zëvendës kryeministrit Abazoviç tashmë bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty dhe në tërësi nga qytetarët e Malit të zi, por edhe nga Partia Demokratike qoftë në qeverisje apo në opozitë.

Temat tona të diskutimit natyrisht kanë variuar nga demokracia tek politikat rajonale dhe tek objektivat që na bashkojnë, zhvillimi ekonomik i vendeve dhe i popujve tanë dhe integrimi europian i dy vendeve tona pas përmbylljes me sukses të sfidës së Malit të Zi për tu anëtarësuar në NATO si anëtari më i ri, natyrisht edhe me mbështetjen e Shqipërisë”, tha Basha.

Ndërkohë Abazoviç njoftoi se takimi me Bashën do të ishte  fundit për sot në Tiranë, por vizita e tij në Shqipëri do të vijonte dhe në Durrës ku do të takohej me një komunitet qytetarët nga Ulqini./tvklan.al