Në një intervistë për “Zonë e Lirë”, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh i shqetësuar për vazhdimin e grumbullimit të qytetarëve ende në këto ditë të vështira kur karantina duhet të jetë më rregulla shumë të forta për të parandaluar koronavirusin.

Duke komentuar masat e marra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, panin financiar me 7 pika, Basha tha se kritikat që ka, lidhen me mungesën e transparencës për fondet dhe paqartësia.

Basha tha se duhet të shpallet gjendja e emergjencës kombëtare, një mënyrë kjo që do të bëjë që edhe qytetarët të dinë detyrimet, por nga ana tjetër edhe qeveria të ketë të qarta detyrimet që ka ndaj qytetarëve.

Kritikat e mia janë: Paqartësia e planit dhe pamjaftueshmëria. Thirrja ime është të ketë transparencë dhe detajim. Është  detyrë e qeverisë të veprojë shpejt dhe qartë”, tha Basha. /tvklan.al