Basha: Ftesa e Ramës për dialog, provokim dhe tallje

Basha: Ftesa e Ramës për dialog, provokim dhe tallje

12:05 18/09/2019

“Zgjidhja e krizës kërkon vullnet politik dhe ndarje nga krimi”

Më shumë sesa pjesëmarrja e opozitës në një tryezë të thirrur nga OSBE-ja për Reformën Zgjedhore, Lulzim Basha thotë se duhet vullnet politik për zgjidhjen e krizës në vend. Në dy dalje brenda ditës, kreu i opozitës la të kuptohet se nuk do e pranojë ftesën e Kryeministrit Edi Rama për dialog, pa u bërë më parë ndarja e politikës nga krimi.

Basha ironizoi edhe ftesën e prezencës së OSBE-së për t’i ulur palët në një tryezë për Reformën Zgjedhore, duke ftuar të mos heshtë për raportin final të ODIHR-it dhe kryebashkiakët e majtë të denoncuar nga opozita si persona me rekorde kriminale.

I pyetur më herët për të njëjtën ftesë të bërë nga OSBE-ja, kryedemokrati nuk refuzoi angazhimin e opozitës për dialog, por tha se kriza nuk mund të zgjidhet me një tryezë.

Për daljen nga kriza opozita pritet të ketë gati një platformë kombëtare, pjesë e së cilës është edhe reforma zgjedhore.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT