Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar bashkim dhe jo përçarje. Nga Kuvendi Kombëtar  i Partisë Demokratike, Basha ftoi të gjithë kritikët e tij që të lënë mënjanë inatet personale dhe të bashkohen bashkë.

Sipas tij PD tregoi se është një forcë e madhe dhe nuk gjunjëzohet nga asgjë dhe shtoi se dora e tij do të mbetet e shtrirë për këdo që është larguar nga partia.  

Unë kam edhe një thirrje për të gjithë ata që janë larguar nga familja jonë politike. Unë ju them atyre se nëse keni dëshirë të jepni kontributin tuaj, apo të ktheni besimin e demokratëve që ju kanë ndër vite, jeni të mirëpritur.

Dora ime do të mbetet gjithmonë e shtrirë. Nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë dhe vlerave tona, por kurrë më nuk duhet ta mendoni se unë do t’u kthej më faqen tjetër, që ju të abuzoni me sakrificat e demokratëve për t’i përkthyer ato në përfitime të përkohshme”, tha Basha./tvklan.al