Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premton se, pas ardhjes në pushtet ligji për Arsimin e Lartë do të jetë nisma e parë që do të kalojë nga maxhoranca e re.

Përmes një deklarate për shtyp, Basha thotë se, Partia Demokratike do të financojë Arsimin e Lartë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve dhe me lehtesira të posaçme për kategoritë në shtrëngesë ekonomike.

Duke marrë shkas nga letra e marrë nga një prind, kreu i opozites akuzon qeverinë se po i pamundëson familjeve në nevojë të drejtën e Arsimit të Lartë.

Tv Klan