Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar edhe një herë tjetër këtë të hënë të gjithë të përfshirët në atë që e quan “projekt kriminal grabitqar” të Teatrit Kombëtar.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, shkroi Basha në një postim në rrjetet sociale.

“Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.”

Kryedemokrati tha se projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar, që ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. “Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.”/tvklan.al