“Kriminale që banorët nuk janë ndihmuar pas tërmetit”

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka kërkuar kryetarëve të partisë në rrethe, të ngrenë grupe punët që të identifikojnë çdo familje të prekur nga tërmeti, që janë të pastrehë apo nuk u është kryer vlerësimi i banesave.

Basha theksoi se është kriminale, që banorët pas një muaji nga tërmeti, nuk kanë marrë asnjë ndihmë apo janë diskriminuar se nuk kanë votuar më 30 Qershor, apo dhe për shkak të bindjeve partiake.

Basha ka folur edhe për Reformën Zgjedhore. Ai theksoi se grupet e eksperteve janë në fund të hartimit të projekt ligjeve. Ato priten të bëhen publike në fillim të Janarit.

Tv Klan