Basha: Hapja e negociatave, garanci për shtetin demokratik

Basha: Hapja e negociatave, garanci për shtetin demokratik

20:30 09/09/2019

“Shqipëria në krizë, zgjidhje janë zgjedhjet e lira”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Bruksel në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku kërkoi çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Sipas Bashës, kjo është një aspiratë e shqiptarëve, por edhe si garanci për të ndërtuar një shtet demokratik, me pushtete të ndara, ku të garantohet vota e lirë.

Basha tha se kjo do të sjellë një mbikqyrje të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sipas tij ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale.

“Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. Zgjidhja – tha Basha – janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore”.

Tv Klan

Të ngjashme