Lulzim Basha ka pasur një debat të shkurtër me një nga gazetaret e pranshme në konferencën për shtyp këtë të hënë ku u pyet në lidhje me akuzën e Sali Berishës dhe përfaqësuesve të FRPD-së se në selinë e PD janë ndërruar bravat. Basha u përgjigj se në PD nuk merret kryetari me bravat dhe se vetë “nuk di të rregullojë asnjë bravë”.

Pyetje: Zoti Basha a mund të na thoni kur janë ndërruar bravat e PD dhe përse i keni ndërruar bravat. Po e mbroni selinë nga demokratët?

Lulzim Basha: Nuk merret kryetari i PD me bravat. Ndoshta tek ju merret Sali Berisha. Në PD nuk merret kryetari me bravat. Vetë pyetja është absurde. Një gazetare klasi siç je ti me pyetje që vë në vështirësi Edi Ramën, mua, Ilir Metën, si mund të pranosh të bësh pyetjen e bravave? Unë s’di të rregulloj asnjë bravë. Nuk jam unë njeriu i bravave në PD./tvklan.al