“Zëvendësoi dështimin me propagandë anti-BE”

Pas samitit të Ohrit ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përmes Twitterit, Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama, të cilin e quan autokrat të korruptuar se po e zëvendëson dështimin në integrimin europian me propagandë anti-BE.

Basha e quan Ramën, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Sipas Bashës, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar.

“Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, shkruan Basha.

Tv Klan