Një ditë para takimit me kryeministrin Edi Rama, kryetari i opozitës Lulzim Basha shprehu gatishmërinë për të gjetur me të dakordësinë për reformën në drejtësi.

Dhe do të përpiqem patjetër të gjej gjuhën e përbashkët me kundërshtarin politik, por vetëm sipas standardeve europiane: për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje elektronike, numërim elektronik, dhe një drejtësi të pa kapur nga Koço Kokëdhima, nga Emiliano Shullazi, nga Habilajt

”, deklaroi Basha.

Këtë të shtunë Kryeministri Rama deklaroi publikisht se do të pranoje një nga kërkesat kryesore të opozitës për të miratuar Reformën në Drejtësi, pikërisht votimin me 2/3 e deputetëve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe atij të gjyqësorit.

Në turin që ka ndërmarrë në qytete të ndryshme të vendit, që duket si fushatë e parakohshme për zgjedhjet parlamentare, në një takim me të rinjtë e Lezhës, Basha theksoi se do të ndërmarrë çdo veprim demokratik për t’i ofruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Unë jam europianist, dhe si i tillë nuk mund të mos përpiqem me gjithçka për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, një drejtësi që nuk i mbron por i ndëshkon qeveritarët e korruptuar dhe kriminelët

”, tha kreu i PD-së. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë shpallur si prioritet kryesor i demokratëve për realizimin e reformës zgjedhore. /TV KLAN