Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tha se “Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave .

Sipas kryetarit të opozitës, Rama në vend që të japë milionat e eurove të koncesioneve për shëndetin dhe bukën e gojës së qytetarëve merret me sulme kundër opozitës.

Sipas tij, Rama po bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit.

“Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë menjëherë 120 milion eurot e PPP-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit”, tha Basha.

Më herë Basha tha se qeveria në vetëm dy javë ka dhënë 52 milionë euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Kryedemokrati tha se këto para mund të përdoreshin për paketën e ndihmës social ekonomike.

Por Rama reagoi duke thënë se Basha deri në përfundim të situatës do t’i çojë shifrat në nivelin e një vendi të G7-s.

“Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave”, tha Rama./tvklan.al