Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka denoncuar sërish inceneratorët e plehrave, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ka kërkuar nga SPAK nisjen e hetimeve për këtë çështje.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Basha u shpreh se prokurorët e SPAK duhet të nisin sa më shpejt hetimet për aferën e 400 milionë Eurove të inceneratorëve.

Me tone të larta i është drejtuar SPAK-ut, duke kërkuar që të nisin hetimet ose të japin dorëheqjen.

“Anëtarët e SPAK të nisin hetimet për aferën 400 milionë ose të japin dorëheqjen. Çfarë presin? Të marrin njerëzit fatin e tyre në dorë? Sot duhet të dalin edhe t’i thonë shqiptarëve a kanë filluar apo jo hetimin. Ky krim i rëndë duhet të ishte hetuar. Ndërkohë vazhdon vjedhja. Javën e kaluar u paguan 2 milionë Euro dhe s’lëviz gishtin asnjë prokuror. Ky është një krim i rëndë kundër shqiptarëve”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha. /tvklan.al