“Të vlerësohet dëmi, duhet zgjidhje urgjente”

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka parë nga afër gjendjen e banorëve të Borizanës, Bubqit dhe Rrenxë së Krujës. Banorët ankohen se banesat e tyre nuk janë parë nga ekspertë, por vetëm punonjës të pushtetit lokal. Pas këtij shqetësimi, kreu i opozitës bëri thirrje vlerësimi i dëmeve të bëhet nga inxhinierët.

“Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë.”

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve të këtyre zonave në mënyrë vullnetare është ngritur edhe një shtab vullnetar për të shërbyer me ushqime, ilaçe, veshje, ngrohje dhe mjek.

Tv Klan