Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) se po vepron mbi bazën e urdhrave politikë.

Ai tha se në njërin krah, DSIK i ka dhënë Certifikatën e Sigurisë brenda 24 orësh Gent Cakajt, i propozuar për Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme nga kryeministri Edi Rama, teksa në krahun tjetër u ka hequr Certifikatën e Sigurisë të paktën 120 oficerëve të policisë të cilët pretendohet se nuk janë të afërt me pushtetin.

Një informacion që sapo më erdhi…janë të paktën 120 oficerë policie, pretendohet, njerëz të cilët nuk janë të afërt me pushtetin, të cilëve nuk u është rinovuar Certifikata e Sigurisë nga ana e DSIK me qëllim që të largohen nga radhët e policisë dhe janë larguar pasi nuk u është rinovuar Certifikata e Sigurisë nga DSIK. Tani ju siguroj ju, besoj publiku e kupton se këta oficerë të policisë nuk kanë në duar informacione sekrete të NATO-s, nuk kanë në duar çështje gjeostrategjike, padyshim kanë informacione të rëndësishme që lidhen me krimin, por është një standard ligjor që ndiqet për të larguar nga puna oficerë policie. Nuk u është dhënë për t’i hequr nga policia”, tha Basha në studion e “Opinion”

.

Standardi im është ky, po ju them edhe njëherë: Presidenti ka argumentuar dy momente kyç, që për standardin europian minimalisht, për njerëz të arsimuar që kemi parë Europën duhet të na bënte të shtangemi. Ky njeri për 7 muaj ka qenë në shkelje të ligjit për informacionin e klasifikuar. DSIK-ja për 24 orë ka dhënë një aprovim. Kaq mjafton që të hetohen të dyja. Ka prekur ky njeri informacion sekret me dorë në kundërshtim me ligjin dhe çfarë informacionesh kanë qenë? Presidenti thotë se ka ndodhur kjo! Tani ka dy mundësi: ose Presidenti gënjen dhe nëse gënjen po bën një lojë politike, ose në qoftë se Presidenti i ka konstatuar me të vërtetë këto fakte, atëherë këtu nuk duhet të mjaftohemi thjeshtë me faktin se nuk duhet të dekretohet një individ i tillë, por kjo duhet të hetohet deri në fund. Nuk mund të mjaftohemi që kjo të bëhet një kronikë tjetër, thjeshtë si kronika që sapo pamë: u dekretuar njëherë pastaj u dekretua radhën tjetër! 120 gra e burra hiqen nga puna se nuk u jepet certifikata, dikush tjetër nga zv/ministër që duhet ta kishte certifikatën dhe nuk e ka dhe për këtë mjafton të hyj në veprim ligji, promovohet. Kaq duhet të mjaftojë që ne të ndalim e të themi se çfarë po ndodh? Është standardi i degjenerimit total të qeverisë

”, tha Basha. /tvklan.al