Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video, në të cilën thotë se ka shoqëruar gjatë paradites një gjyshe Verën, një banore të Tiranës për ta dëgjuar për hallet dhe problemet që përballet familja e saj çdo ditë.

Në video, gjyshe Vera i tregoi kreut të selisë blu se fëmijët i ka papunë ndërsa pagesa për energjinë elektrike është shumë e lartë. Ndër të tjera, Basha e shoqëroi banoren edhe në treg.

Vera: Dy çunat papunë, nuset papunë. Vetëm njëqind e ca mijë lekë kam paguar dritat.

Lulzim Basha: Dritat dhe ujin…

Vera: Pa ujin, ujin nuk e kam paguar se nuk më doli pensioni. Unë marr një pension 182 mijë lekë.

Lulzim Basha: Domethënë ty të shkon më shumë se gjysma e pensionit vetëm për drita.

Vera: Po ilaçet?

Lulzim Basha: Me gjithë këto pagesa që bën, kur arrin në pazar çfarë blen?

Vera: Çfarë do blej! Dy patëllxhanë, dy kunguj, qepë, patate…Ndiq rutinën e nënave shsiqptare.

Lulzim Basha: Sa të shkojnë ilaçet vera?

Vera: 40 mijë.

Lulzim Basha: I ka këto kusure mosha. Se kam edhe dy prindërit me ilaçe. Me këto që më the ti s’ka vend as për dinjitet./tvklan.al