Basha: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri

Basha: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri

19:11 15/04/2019

Kreu demokrat, Lulzim Basha, i ka kërkuar Komisionit Europian që të dërgojë një mision në Shqipëri për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit.

Gjatë një aktiviteti në Slloveni, Basha u shpreh se, “monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim, mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit “Raporti Priebe”, i cili ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015”.

Tashmë ky mision po operon në Bosnje Hercegovinë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi