Kreu i PD: Pas zgjedhjeve do bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kujtoi 22 Marsin 1992, ditën e fitores së zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri.

Kryedemokrati i bëri thirrje për bashkëpunim kontribuesve të vjetër të PD, duke thënë se eksperienca e tyre është e nevojshme në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

“Vitet kanë kaluar por përvoja juaj e çmuar është sot më e nevojshme se kurrë. Me këshillat tuaja, me angazhimin tuaj, me energjinë tuaj le ta kthejmë 25 Prillin në një ditë ku ëndrra juaj do konkretizohet.”

Basha tha se 22 Marsi i 1992, duhet të frymëzojë shqiptarët për të votuar kundër qeverisë “Rama”, për të vijuar integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

 “Ne afruam vendin edhe më shumë me BE-në, ku sot për fat të keq e shohim që ky proces ka 8 vite që ka ngecur në vend. Për shkak të keq qeverisjes, një kryeministri që mendon vetëm për veten dhe oligarkët e tij.”

Kandidati i opozitës për kryeministër thotë se qeveria e Partisë Demokratike do e bëj Shqipërinë si e gjithë Europa, dhe për këtë arsye Shqiptarët duhet ta mbështesin me votë.

Klan News