Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Qeverinë Rama se gjatë më shumë se 7 viteve të qeverisjes së tij, jetesa për qytetarët është bërë më e shtrenjtë.

Në një reagim në Facebook, ku ka postuar edhe një grafik, Basha thotë se Kryeministri Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar kanë shtuar pasurinë.

Ndërsa thekson se tashmë është koha për një qeveri që duhet të kujdeset më shumë për qytetarët.

Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan Lulzim Basha. /tvklan.al