Basha kokë më kokë me Metën

Basha kokë më kokë me Metën

15:34 11/09/2019

Situata politike dhe zgjidhja e krizës në fokus të takimit

Mëngjesin e kësaj të mërkure, Lulzim Basha është ngjitur në zyrën e Presidentit Ilir Meta. Takimi mes tyre nisi në orën 10:00 dhe ka zgjatur për afro 60 minuta.

Ndonëse nuk bëhen të ditura detajet dhe çështjet e diskutuara në takim, mësohet se në qendër të bisedës së zhvilluar kokë më kokë në Presidencë ka qenë situata politike dhe zgjidhja e krizës.

Kreu i shtetit ka apeluar disa herë për dialog mes palëve, madje muajt e fundit edhe faktori ndërkombëtar ka shtuar thirrjet për uljen e palëve në negociata dhe kryerjen e Reformës Zgjedhore brenda vitit, së bashku me opozitën.

Takimi i Lulzim Bashën me Presidentin vjen dy ditë pasi kreu i shtetit deklaroi në Komisionin Hetimor Parlamentar se në protestën e 8 Qershorit kishte pasur informacion se persona të caktuar do ta përdornin për të djegur Kuvendin.

Tv Klan

Të ngjashme