Çlirimi nga rrënimi ekonomik dhe hapja e rrugës për punësim e mirëqenie janë për Lulzim Bashën prioritet i opozitës. Duke iu referuar Raportit të Departamentit të Shtetit, kreu i demokratëve tha se nevojitet një transformim i thellë dhe politik në vend.

“Prioritet absolut mbetet dhënia fund qeverisjes korruptive që raporti i Departamentit të Shtetit, dje, e cilësoi qeverinë më të korruptuar të Ballkanit. Kjo është arsyeja se pse Edi Ramës iu mbyll çdo derë. Doli nga Poznani me zero financime, sepse si mund t’i besohen financimet e taksapaguesve evropianë një njeriu të provuar si hajdut zgjedhjesh dhe hajdut të fondeve publike, shqiptare, evropiane dhe euroatlantike”.

Këtë deklaratë Basha e bëri pas një takimi që pati me kryesinë dhe grupin e ish-deputetëve, ku në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet të ketë thënë se kriza që po kalon vendi nuk do të mbyllet me pazar mes PS-së e PD-së. 30 Qershori për kryedemokratin është varreza politike e Kryeministrit Rama.

Një ditë më parë, Basha vuri një tjetër bast nga Selenica e Vlorës, sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit se kryebashkiakët e djathtë nuk do t’i lirojnë zyrat e tyre deri sa në vend të mbahen zgjedhje të rregullta e demokratike.

Tv Klan