“Qeveri tranzitore pa Ramën Kryeministër”

Zgjedhjet e parakohshme janë një kusht i panegociueshëm për opozitën. Në një komunikim me ndjekësit e tij në Facebook nën moton “Po dëgjoj”, kreu i demokratëve tha se garanci për rregulla të barabarta loje është qeveria tranzitore. Votimin dhe numërimin elektronik, Basha thotë se Partia Demokratike e ka prioritet në këto zgjedhje, pasi përdorimin e teknologjisë e sheh si mekanizmi që vështirëson fenomenin e shitblerjes së votës.

Por kryedemokrati nuk mjaftohet vetëm me bërjen e Reformës Zgjedhore, në tryezën e së cilës opozita është ulur që prej 14 Janarit. Pas Elektorales rendit si prioritet edhe Reformën Administrative.

Kryeministrin Rama e cilësoi të dështuar dhe shqiptarët i ftoi ta ndëshkojnë në zgjedhje me votë. Kreu i opozitës paralajmëroi anulim të gjitha koncesioneve korruptive në shëndetësi, ndërsa tha se Partia Demokratike ka një program për shëndetësinë, që parashikon rritje të pagave për mjekët e infermierët. 

Tv Klan