Basha: Kufijtë mbyllur, faji i Ramës



Basha: Kufijtë mbyllur, faji i Ramës

17:38 02/07/2020

“Bëri propagandë me shifrat, nuk mbrojti personelin shëndetësor”

Lulzim Basha bën përgjegjës Kryeministrin Rama për mos hapjen e kufijve për vendin tonë nga vendet e BE. Kryedemokrati thotë se nga burimet e tij diplomatike ka mësuar se shifrat e rritura të prekurve nga Covid-19 për shkak të papërgjegjshmërisë qeveritare do e lenë vendin tonë të izoluar.

“Të paktën deri më 15 Korrik dhe gjasat janë sipas një bisede që pata edhe mbrëmë me disa prej përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian gjatë një darke zyrtare, që edhe gjatë gjithë muajit Korrik, Shqipëria do të mbetet zonë e kuqe, e rrezikut, kjo për arsye se shumica e vendeve të tjera ku infeksionet po bien, në Shqipëri po rriten. Sot Shqipëria ka numra rekord infektimesh dhe shtrimesh dhe fatalitetesh. Ky është rezultat i propagandës mbi politikën shëndetësore, nuk janë marrë masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor, i keni parë numri i të infektuarve dhe viktimave mes profesionistëve të bluzave të bardha është shtuar. Vatrat më të mëdha të infeksionit janë spitalet, dhe si rezultat i kësaj, i gjithë efekti fillestar i karantinës njerëzore dhe ekonomike është zhbërë. Hapi i parë që duhet ndërmarrë është stabilizimi i gjendjes së pandemisë, që deri tani ka vetëm fjalë dhe asnjë masë konkrete për ta ndaluar dhe kthyer të paktën numrin e infektimeve në parametra normalë. Natyrisht sa kohë kemi këtë situatë Bashkimi Europian nuk ka për ti hapur kufijtë”

Gjatë turit të tij, që këtë të enjte e ka zhvendosur në Divjakë, Basha i adresoi një tjetër skandal Kryeministrit, që sipas tij, po i jep miqve të tij oligarkë një pjesë të territorit të bazës ushtarake të Sarandës. Basha kërkon dhe ndihmën e Presidentit të Republikës për të zbardhur këtë aferë qeveritare.

Tv Klan




Të ngjashme