Ditën e shembjes së bustit të Enver Hoxhës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka kujtuar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i opozitës shkruan se 20 Shkurti është dita e forcës dhe e kurajos dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike.

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit. Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit. 20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa”, shkruan Basha./tvklan.al