Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se Rugova ishte shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne.

Po ashtu sipas kryedemokratit ai vijon të mbetet shembull i europianizimit. Sipas kryedemokratit, projekti i Rugovës për Kosovën e lirë duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës.

Postimi i plotë i Bashës:

Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë./tvklan.al