Meritën për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale, Lulzim Basha ia njohu qëndresës së shqiptarëve që sipas tij imponuan që në 30 Qershor të mos ketë një proces fars elektoral të diktuar nga krimi.

Në protestën e 8 kombëtare të opozitës Basha solli në vëmendjen përgjimet e gazetës gjermane dhe tha se anulimi i 30 Qershorit është hapi i parë për largimin e Edi Ramës.

Pas tubimit përpara kryeministrisë protestuesit iu drejtuan selisë së parlamentit, ku sërish u shënuan incidente, ndonëse në përmasa më të vogla së në tubimet e mëparshme.

Pamjet e sulmit ndaj godinës së parlamentit dhe forcave të policisë bënë që presidenti Meta të reagojë  duke u kërkuar udhëheqësve të opozitës që të ndalonin protestën dhe të shpërndanin paqësisht mbështetësit e irrituar.

Më pas nga selia e PD-së, Basha tha se edhe këtë radhë dështoi skenari i dhunës që deshi të provokojë qeveria.

Edhe pas mbylljes së tubimit u desh ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike për të tërhequr një grup protestuesish që vijonin të hidhnin lëndë plasëse para parlamentit.

Tv Klan