Basha: Luftë e pastër mes bandave në pushtet

Posta

Basha: Luftë e pastër mes bandave në pushtet

13:36 05/11/2019

Atentati i Shkozetit dhe ndalimi i Rrajas

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka quajtur “luftë e pastër mes bandave në pushtet” atentatin ndaj makinës ku ndodhej edhe një prokuror dhe ndalimin më pas nga policia të një të afërmi të deputetit të PS, si i përfshirë në atentat.

Fatkeqësisht është në vazhdën e poshtërimit  të Partisë Socialiste, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë, sepse tregon që kjo është një luftë e pastër mes bandave në pushtet”, tha Basha për gazetarët jashtë selisë blu.

Redjan Rraja, i afërm i deputetit Rrahman Rraja, u ndalua pas dyshimeve se ishte përfshirë në atentatin ku mbetën të plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremi dhe Andi Maloku.

Për kryedemokratin këto janë tregues “i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm, për zgjedhje të parakohshme, që do t’u kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do t’i fuqizojnë duke zgjedhur në Parlament dhe në qeveri njerëzit që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.

E pikërisht në këtë funksion tha se është edhe turi i tij që sapo ka nisur në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Është një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi, jo vetëm i halleve, brengave dhe i të vërtetës së hidhur si kjo që është shpalosur sot, por edhe i zgjidhjeve, të cilat duhet të prodhojë një qeveri dhe një parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale, siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm.” /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi